Në Madrid, Inter nuk luan finalen e Champions League por për ekipin zikaltër është një sfidë po aq e rëndësishme, ndaj Realit është e ndalur të humbasin në të kundërt kualifikimi i tyre për më tej ndërlikohet ndjeshëm. Pas dy barazimeve radhazi, në letër Inter duhet të kërkoj fitoren në Madrid, për tu rikthyer konkurrues në Gripin B. As Real Madrid nuk është në pozita komode, përkundrazi, vetëm një pikë në dy ndeshje e bëjnë fitoren në këtë ndeshje të detyrueshme, përballë një fakti të tillë, Conte mund të ishte i kënaqur edhe me një pikë në një kohë kur duhet të bëj llogaritë edhe pa sulmuesin e tij kryesor, Romelu Lukaku.

Situata bëhet edhe më shqetësuese pasi as Alexis Sanchez nuk është në kushtet më të mira fizike, prezenca e tij nga minuta e parë mbetet në dyshim. Conte mund të provoj një skemë të re, me Perisic përkrahë Lautaro Martinez. Kjo është një ndeshje e veçante edhe për dy trajnerët, Zidane-Conte, për herë të parë përballen si rivalë, miq shumë të mirë që nga koha kur ishin pjesë e Juventusit.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb