Kryeministri i vendit Edi Rama ka ironizuar deklaratat e bëra nga lideri i opozitës, Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në lidhje me Covid 19.

Rama tha se i beson plotësisht këshillave të Komitetit të Ekspertëv,e ndërsa nuk nguroi të shigjetojë edhe Presidentin, Meta.

“Kam besim tek ata njerëz, fjala e tyre ka dalë, ama nëse dikush do i japë përgjigje pyetjes përderisa Lulzim Basha paska gjetur formulë ta frenojë infeksionin duke i cuar testet në Z apo Y si ka mundësi që këtë formulë se ka gjetur as Franca e Gjermaina?

Në fllim thanë maska nuk bën punë, pastaj thanë që duhet mbajtur dhe kjo pasi evoluon situata. Tani del këtu një çift, njëra thotë shkoni në kisha e xhami, tjetri thotë unë e frenoj infeksionin mjafton të bëni këtë dhe kjo quhet opo-zita e bashkuar që do të marrë pushtetin dhe vihemi në pozitën e 100 të mençurvë që ndjek gurin e budallit, pra një rënie e nivelit aty ku nuk thuhet.

Na mohohen faktet sy për sy, ka refuzim ndaj realitetit, kjo është një papërgjegjshmëri dhe ata do shkojnë duke e zmadhuar me simptoma që të bëjnë të mendosh që këta duhen çuar për shpifje apo për kurim, se nuk e di si flitet me këta njerëz, nuk e kuptoj çfarë shohin, dëgjojnë e kuptojnë ata në atë pakicë. Këta individë sharlatanë tregojnë mungesën më të madhe të respektit për njerëzit, për çdo normë të edukatës dhe bëjnë një ftesë të vazhdueshme për sherr, llum dhe degradim. Siç i shohin atë sondazhet i shohim edhe ne, por se si mund të arrihet deri këtu deri te simptomat që po shfaq Meta, se mirë Monika, të kërkosh më shumë nga ajo është ambicje e tëpërt, por Ilir Meta President që flet me një gjuhë që se di si do shkojë kjo punë me ardhjen e dimirt dhe afrimti të 25 prillit”,- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb