“Jemi ne ekipi për tu mundur”. Me një qetësi absolute, Egbo u shpreh i bindur në aftësitë e ekipit të tij, pavarësisht se ishte i detyruar të niste këtë sezon pa të paktën katër titullarë fiks.

Tirana vërteton profecinë e Egbos, ndaj Kukësit bardheblu janë shpërthyes që në strat, dy gola të shpejtë që “trullosin” ekipin e Gegës, dy gola fotokopje nga i njëjti lojtar, Filip Najdovski. Mbrojtësit maqedonas i mjaftuan vetëm 6-të minuta lojë për të kaluar bardheblutë në avantazh.

Pas një harkim nga këndi, Najdovski me kokë fitoj duelin ajrorë me mbrojtësin e Kukësit duke dërguar topin në rrjetë. Historia përsëritet sërish në minutën e 14-të, sërish pas një goditje këndi, këtë herë i pa markuar në zonë, me kokë Najdovski realizoi edhe golin e dytë duke kaluar bardheblutë në delir.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb