Nga: ZONJA KATERINA
800 gr – 1 kg mish derri
1 – 1.5 kg lakër të bardhë
2-3 thelpinj hudhër
1 kokërr limon
1 degë selino
1 gotë verë
2-3 domate
4-5 lgj vaj ulliri
Kripë, piper i zi, piper i kuq
Grijmë lakrën dhe e shtrojmë në një tavë, e spërkasim me vaj ulliri, kripë, lëng limoni. Shtojmë 2-3 thelpinj hudhër të plota (të pa prera) dhe e vendosim lakrën në furrë të nxehtë në 200 gradë për 30 minuta.
Ndërkohë në një tenxhere hedhim pak vaj ulliri dhe kaurdisim mishin e derrit të ndarë në kubikë mesatarë. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi dhe sapo mishi të fillojë të marrë ngjyrë shtojmë selinonë e grirë dhe piperin e kuq. Vazhdojmë kaurdisjen për 2-3 minuta dhe më pas e shuajmë mishin me verë. E lemë të avullojë alkooli dhe më pas shtojmë domatet të grira në blender. Ulim temperaturën e sobës dhe e lemë gatimin në zjarr për rreth 40 minuta.
Nxjerrim lakrën nga furra dhe e shtojmë në tenxheren ku po gatuhet mishi i derrit. E përziejmë mirë dhe e lemë gatimin dhe për 20-30 minuta në temperaturë sa më të ulët.
(Vila 24/BalkanWeb)
