Franca është vendi europian me numrin më të lartë të rasteve të infektimit nga COVID-19, që nga fillimi i pandemisë, tha sot Drejtori i Përgjithshëm i Shëndetësisë, Jérôme Salomon.

“Vendi ka regjistruar 1,6 milionë raste në më shumë se tetë milionë persona të prekur në kontinent”, detajoi ai gjatë një konference për shtyp në Ministrinë e Shëndetësisë.

“Vala e dytë është brutale dhe po përhapet me shpejtësi”, shtoi Salomon duke njoftuar se më shumë se 58 000 infeksione të reja ishin regjistruar në 24 orët e fundit, një rekord i ri që nga fillimi i testeve të shqyrtimit në shkallë të gjerë.

Sipas tij, kjo prirje sugjeron presion të shtuar në sistemin spitalor, sepse, nëse incidenca rritet, mekanikisht edhe pranimet do të rriten disa ditë më vonë.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb