ITALI
Milan ka marrë humbjen e parë në 8 muajt e fundit. Kuqezinjtë janë shokuar në shtëpi ndaj Lille në ndeshjen e vlefshme për Europa League.
Pavarësisht se Pioli kishte në dispozicion thuajse gjithë kontigjenin e lojtarëve, kjo nuk i ka mjaftuar milanezët të ndalin vrullin e Yusuf Yazici që shënoi të 3 golate ndeshjes.
Gjithsesi Lille me këtë fitore merr vendin e parë në gurp kurse Milan falë 2 fitoreve të mëparshme mbetet në vendin e dytë me 6 pikë. Nga ana tjetër Sparta Prague mori 3 pikët para pasi fitoi në Celtic 1-4.
Milan nuk kishte humbur këtë vit prej marsit të këtij viti, kur u ndal në 1-2 nga Genoa më 8 mars. Në total milanezët këtë vit kanë 3 humbje, njërën prej të cilave ndaj Inter më 9 shkurt me rezultatin 4-2.
(BalkanWeb)