Ksenia Gjika, vajza e cila ka marrë pjesë në shumë konkurse bukurie, deri në “Miss Universe” është tashmë pjesë e emisionit “Jeta pa filtër” në TV “News 24”. Ksenia bie në sy me portretin e saj të bukur e me tiparet e forta mesdhetare.

E klikuar pafund në rrjete sociale, me natyrshmërinë që e karakterizon moderon një pjesë të emisionit. Edhe pse në pak kohë ajo ka mundur të ngjallë interes të lartë.

Me linjat e saj të admirueshme, bukuroshja shtatlartë 1.81cm e gjatë do ju kujtojë shumë spote publicitare të suksesshme në tregun mediatik brenda dhe jashtë vendit.

Ndiqeni çdo të mërkurë, në orën 10:20, në “Jeta pa filtër”.
