Ish-kryeparlamentari i Kosovës dhe ish-zëdhënësi i UÇK, Jakup Krasniqi ka mohuar të gjitha pikat e aktakuzës të ngritur ndaj tij nga Prokuroria Speciale e Hagës.

Përpara trupës gjykuese të Gjykatës në Hagë, Krasaniqi është ngritur në këmbë dhe ka deklaruar veten jo fajtor, dhe se nuk nuk ka asnjë faj të vetëm apo përgjegjësi.

Gjyqtari e ripyeti në rast se mos ishte problem përkthimi, dhe Krasniqi e ripërsëriti se nuk ishte fajtor dhe se s’kishte si ta thoshte ndryshe.

GJYQTARI: Ju nuk mund të përfaqësoni veten sepse jeni në ndalim. Përfaqësia nga një avokat mbrojtës është e detyrueshme. Unë i kam dhënë, e kam njoftuar zyrën administratore për caktimin e avokatës. Ju na keni konfirmuar se keni avokat.- gjyqtari.

JAKUP KRASNIQI: Edhe në të ardhmen thashë që s’kam dëshiruar, por nga presioni i familjes dhe shokëve kam pranuar. Në këtë rrafsh po i respektojmë.
GJYQTARI: I kënaqur që i akuzuari është i përfaqësuar. Do t’ju kërkohet të deklaroheni fajtor ose jo fajtor brenda 30 ditëve për çdo pikë nga aktakuzat.

JAKUP KRASNIQI: Unë edhe pse kam pasur një bisedë të ndjerë me avoakten mbrojtëse, dhe i kam shikuar telegrafikisht pikat kryesore. Unë edhe më herët e thashë dhe po e them, unë nuk ndjehem fajtor e as përgjegjës për asnjë pikë që thuhet në aktakuzë dhe për asnjë gjë tjetër që thuhet në aktakuzë.’
GJYQTARI: Nuk e di nëse janë fjalët tuaja, nëse është çështje përkthimi. Nuk ndiheni fajtor. Nëse deklaroheni ose jo fajtor apo të bëjmë një seancë tjetër për 30 ditë. Deklaroheni apo jo?
JAKUP KRASNIQI: Deklarohem jo fajtor. Nuk kam asnjë faj të vetëm, s’di si ta them ndryshe.
GJYQTARI: Shumë e qartë që deklaroheni jo fajtor. Mund të zini vend. Tani le të kalojmë tek gjuhët zytare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb