TIRANE
Rreth një javë më parë, babai i moderatores së sportit, Viloa Spiros humbi betejën me koronavirusin. Ndarja nga jeta e Rodolf Spiro, shkaktoi dhimbje të madhe te moderatorja, e cila zemërthyer e kujtoi me anë të një postimi në Instagram.
Ditën e djeshme, Viola postoi disa foto të rralla me babain e saj kur ishte foshnje dhe imazhin e fundit që realizuan së bashku, duke buzëqeshur. “Do qeshim gjithmonë bashkë si në foton tonë të fundit, babka im …,”– shkroi ajo, duke shoqëruar fjalët me një emoji zemërthyer.
Rodolf Spiro u infektua me COVID dhe shkoi të kurohej në Turqi por nuk arriti ti mbijetonte sëmundjes. Ai u nda nga jeta në moshën 63-vjeçare.
Në një postim në Instagram, Viola Spiro shkroi se “ishte e tmerruar dhe e shkatërruar për mënyrën dhe kohën e shpejtë që e humbi babain”, duke zbuluar se “sëmundja e mallkuar” e mori pa i dhënë dot lamtumirën.
