TIRANE

Ndonëse ka spikatur dhe është identifikuar me personazhin e Luzes, Renada Caci është sot ajo që i bën të gjithë. Për një pjesë prej jush që nuk e dinë, ajo nuk e ka nisur në aktrim karrierën e saj, por e ka nisur në muzikë, madje edhe ka marrë në garat muzikore në fillim të karrierës së saj artistike.

Megjithatë, suksesin e pati në “Portokalli” dhe, pa dyshim, roli me të cilin u identifikua, është Luzja. Pasditen e djeshmja nga programi “Rudina” në Tv Klan, Renada ndau me publikun emocionet e fillimeve të karrierës në “Portokalli”, si u bë një aktore humori dhe për karakterin e që e bëri të njohur për publikun.

“Ka qenë Erion Isai ai që është bërë shkaku kryesor që më thoshte shko. Në ishim të rinj dhe nuk kishim shumë besim tek vetja, por ndodhi ajo që ndodhi dhe fillova. Dua të falenderoj të gjithë ata që më kanë bërë mirë dhe të gjithë ata që më kanë bërë keq. Një nga njerëzit që dua të falënderoj më shumë është Agron Llakaj, i cili ka qenë ai që më shikonte nëpër korridoret e punës të mërzitur duke qarë e më jepte kurajë” – tha Renata.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb