Toni Gogu do të jetë prefekti i ri i qarkut të Tiranës. Suzana Jahollari është liruar tashmë nga detyra dhe Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin për të dy në mbledhjen e sotme.

Gogu ka qenë zv/ministër i Drejtësisë, më pas u zgjodh kryetar i Këshillit të Bashkisë së Tiranës dhe tani prefekt.

 

VENDIMI NGA KËSHILLI I MINISTRAVE

V E N D I M
PËR

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË TIRANËS

Në mbështetje të neneve 100 e 114, të Kushtetutës, dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Znj. Suzana Jahollari, prefekt i Qarkut të Tiranës, lirohet nga kjo detyrë.

2. Z. Toni Gogu emërohet prefekt i Qarkut të Tiranës.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

  • foto galeri

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb