Analisti Arjan Vasjari, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, debatoi me kryetarin e Bindjes Demokratike, Astrit Patozi.
Vasjari theksoi se partitë e reja që po lindin kanë humbur besimin në publik, duke përfshirë edhe “Bindjen” e Patozit.
“Partitë e reja që lindin kanë një pabesueshmërie në publik. Zoti Patozi po sulmohet, duke i thënë se partia e re që ke krijuar i del kundër Partisë Demokratike.
Unë jam kundër linçimit tënd. Bilanci juaj i 5 qershorit nuk ishte i mirë, edhe për shkak se njerëzit kanë krijuar mos-besim tek ju. Kjo sepse edhe gazetat pranë PD-së e mediat në këtë vend nuk kanë nxitur lindjen e partive të reja”, deklaroi Vasjari.
(d.xh/ Balkanweb)