FIER

Kryeministri Edi Rama, duke folur nga Fieri, deklaroi se opozita e vendit vazhdon të bëjë deklarata çnjerëzore për koronavirusin.

Rama u shpreh se opozita në vend nxjerr helm nga goja, për qëllime politike e pushteti.

“Në Belgjikë, i kanë detyruar në një spital mjekët e infektuar dhe infermierët të vazhdojnë punën, se nuk kanë mundësi tjetër. Paramendoni Holandë, një tjetër shtet, ku nuk diskutohet që ka ekonomi të fortë, edhe në Gjermani mendohen alternativa, se nuk dinë ku t’i çojnë më.

Edhe aty ku ndodhin gjëra, nuk dëgjohen deklarata ç’njerëzore. Nuk del opozita në Belgjikë të akuzojë qeverinë për terrorizëm shtetëror, edhe pse merren vendime ekstreme. Opozita nxjerr helm për qëllime politike e për arsye pushteti. Edhe në Kosovë nuk flitet me këtë gjuhë, sesi mund të arrihet që ju tregon realitetin dhe kur ua tregon e thonë është propagandë”, tha Rama.

Edi Rama theksoi se spitalet e Shqipërisë sot janë shumë më mirë se në gjendjen e kohës kur qeveriste ish-kryeministri Sali Berisha.

“Nuk janë më spitalet e Sali Berishës në Shqipëri. Nuk janë. Patjetër që ka probleme, por nuk është siç ka qenë. Shikoni Spitalin e Fierit, është rregulluar, por del një Luan Kartoni që nxit një grup njerëzish e i tremb nëpër klinika dhe nxjerr se çfarë fsheh gjasme unë. Këto janë materiale të fabrikuara. Ne sot jemi krenar që kemi arritur shumë, kemi ndërtuar sistem mbrojtje nga kjo flamë, njësoj si sistemet mbrojtëse të vendeve të BE-së”, deklaroi Rama.

(d.xh/ balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb