Presidenti Ilir Meta ka publikuar këtë të diel një foto me artistin Dule Malindi.
Mësohet se kreu i Shtetit ndodhet në Malind të Skraparit, në vendlindjen e artistit Dule Malindi dhe poetit Xhevahir Spahiu, të cilin Meta thotë se do të rikthehet ta takojë sa më parë.
“Pas një mbrëmje të jashtëzakonshme në shtëpinë e artistit tonë të madh, Dule Malindit, ke vetëm një ide, atë për t’u rikthyer sa më parë me Poetin tonë të madh, Xhevahir Spahiun.“, shkruan Meta në postimin e tij në Facebook.
Duke e konsideruar një krahinë të patriotëve dhe intelektualëve, Meta thotë se ata nuk e lëshuan vatanin pavarësisht vështirësive të kohës. Ai po ashtu postoi një foto me Meçan Spahiun.
“Malindi i patriotëve, intelektualëve dhe artistëve të mëdhenj, do vazhdojë t’i ruajë traditat dhe zakonet e të parëve, se ka djem kapedanë si Meçan Spahiu, të cilët nuk e lëshojnë vatanin dhe nuk dorëzohen nga vështirësitë e kohës, për të ndërtuar një mirëqenie më të mirë në Malind. Malet tona më të larta”- shkruan Presidenti Meta.
(BalkanWeb)
