Kryeministri Edi Rama me një video të publikuar mëngjesin e sotëm në FB ka permtuar se verën e ardhshme Rruga e Arbërit do të jetë një ëndërr shumëvjecare e realizuar për dibranët.

Rama në shtator bëri me dije se në Rrugën e Arbërit janë realizuar 60% të punimeve teksa punimet vijojnë.

Sot pikërisht kryeministri ka publikuar një video teksa shfaqet një makinë duke bërë ‘xhiro’ nëpër shtratin e rrugës.

Po ashtu ai thotë se rruga do të zbulojë për tiranasit hapësirat magjike të jastëkut të gjelbër të kryeqytetit.

 

STATUSI NGA EDI RAMA

MIRËMËNGJES ?

dhe me këtë xhiro nëpër shtratin e hapur të Rrugës së Arbërit, që në verën e ardhshme do të jetë një ëndërr shumëvjeçare e realizuar për dibranët, e do të zbulojë për tiranasit hapësirat magjike të jastëkut të gjelbër të kryeqytetit që shtrihet deri pranë Dibrës, ju uroj një javë të mbarë ?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb