Recetë nga znj Katerina
Përbërësit
2-3 banane
1 lugë gjalpë
200-400 gr kos të kulluar
1 filxhan arra
1 lugë supe kanellë
2-3 lgj mjaltë
Përgatitja
Në një tigan që nuk ngjit shkrijmë gjalpin dhe pasi të jete tretur mirë shtojmë bananet të prera në fetëza. I pjekim lehtë nga të dyja anët duke shtuar në fund arrat e thërrmuara.
Vendosim në një tavë ëmbëlsirash ose ne gota ëmbëlsirash nga 1-2 lugë kos të kulluar dhe më pas vendosim bananet e pjekura me arra. Në fund shtojmë mjaltë dhe kanellë pluhur.