Nga: ZONJA VJOLLCA*

2 thelpinj hudhër

2 qepë të vogla

500 gr kungull i verdhë

150 gr kërpudha

4 gjethe sherebel

4 lgj vaj ulliri

6 kokrra vezë

Kripë

Piper i zi

Në një tigan me pak vaj ulliri skuqim kungullin të prerë në kubikë për 4-5 minuta derisa të marrë pak ngjyrë. Më pas shtojmë qepën dhe hudhrën të grirë shumë imët dhe i kaurdisim së bashku. Kur qepa të jetë zbutur plotësisht shtojmë kërpudhat, i rregullojmë me kripë dhe piper dhe vazhdojmë ti kaurdisim dhe për 2 minuta të tjera. Në fund shtojmë sherebelin e grirë. Rrahim vezët me pak kripë dhe piper dhe i shtojmë në gatim. Vendosim kapakun dhe e lemë në temperaturë mesatare për 3-4 minuta në sobë, më pas e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius të piqet për rreth 10 minuta.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: