Nga: ZONJA VJOLLCA*
500 gr lulelakër
1 thelpi hudhër
1 kokërr qepë
2 lgj vaj ulliri
1 lç kerri
250 ml koncentrat perimesh
250 ml qumësht
½ tufë majdanoz
80 gr lulelakër
Kripë
Piper i zi

Vendosim vajin në një tigan të thellë dhe në të shtojmë kerrin dhe e lemë për 30 sekonda që vaji të aromatizohet. Shtojmë hudhrën dhe qepën dhe i kaurdisim derisa të zbuten. Vendosim ne tigan dhe lulelakrën dhe e kaurdisim bashkë me përbërësit e tjerë për rreth 3 minuta. Më pas shtojmë koncentratin e perimeve dhe një gotë qumësht dhe e lemë supën të ziejë në temperaturë mesatare për 10 minuta duke e rregulluar me kripë dhe piper. Kur supa të jetë zier e kalojmë në blender duke e kthyer në pure dhe e servirim me disa lule lulelakër për dekor.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: