AUSTRALI

Australia e Jugut do të shkojë në një Lock-Down prej 6 ditësh pasi pas 6 muajsh ka konstatuar 36 raste me COVID-19 që vijnë nga infektime komunitare.

Menjëherë autoritetet kanë marrë masat të shkojnë në një Lock-Down për 6 ditë që të ndalet vijimi i infektimit komunitar që në fillim.

Australia këtë valë të dytë të COVID-19 ka patur sukses pasi shteti fqinj i jugut, Viktoria arriti të çlirohet nga Lock-Down pasi COVID-19 u mori jetën 800 personave.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb