Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka reaguar në lidhje me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa propozon që ky institucion duhet të ngrihet deri në fund të këtij viti.
Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, znj.Kim thekson se institucionet e drejtësisë, Parlamenti dhe Presidenca, duhet të punojnë me urgjencë.
“Do të ishte mirë të shihnim progres drejt funksionimit të Gjykatës së Lartë deri në fund të këtij viti. 6 javë të mbetura – Presidenca, Parlamenti dhe institucionet e drejtësisë duhet të vazhdojnë të punojnë me urgjencë. Faleminderit Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për sigurimin e kandidatëve të kualifikuar. Udhëheqësit duhet të përmbushin premtimin për qytetarët shqiptarë për drejtësi!”, shkruan në mesazhin e saj ambasadorja Yuri Kim.
Good to see progress toward functioning Const’l Ct by end of this year. 6 weeks left – Presidency, Parliament & justice institutions must continue to work with urgency. Thanks to JAC for ensuring qualified candidates. Leaders must fulfill promise to the people of ?? for justice! https://t.co/SRSBsaoaNN
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) November 19, 2020
(BalkanWeb)
