TIRANE

Këngëtari i njohur shqiptar, Seldi Qalliu, në muajin shtator zyrtarizoi lidhjen e tij të re me modelen Sindi Cela.

Seldi Qalliu është në një lidhje dashurie me vajzën 22-vjeçare, të cilën e prezantoi me të gjithë nëpërmjet fotos që publikoi në rrjete sociale, në ditën e saj të lindjes.

Së fundmi, Sindi ka folur më shumë në lidhje me raportin që ka me këngëtarin, përmes një bashkëbisedimi me ndjekësit në Insastory.

“Në fakt në fillim e kam paragjykuar shumë Seldin, por kur u njoha, pastaj më doli komplet kundër. Është një djalë shumë i thjeshtë, i sjellshëm, i edukuar dhe i respektueshëm. Është thjesht fantastik”,- u shpreh ajo.

Në lidhje me të shkuarën e këngëtarit, Sindi tha se nuk bëhet xheloze për Mimozën sepse Seldi është treguar gjithmonë shumë i pastër e i sinqertë me të.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb