Policia e Dibrës ka parandaluar një ngjarje kriminale, duke arrestuar një 46-vjeçar, që ushtronte dhunë dhe kërcënonte për vrasje bashkëshorten
Në pranga ka rënë shtetasi E. P., ndërsa i janë sekuestruar një armë zjarri automatik dhe 18 fishekë.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër pas informacione të marra se një shtetas ushtronte dhunë në familje, kanë organizuar punën dhe falë ndërhyrjes së shpejtë e profesionale kanë bërë të mundur parandalimin dhe përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës.
Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit E. P., u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri automatik dhe disa fishek, më të cilën kishte kanosur për vrasje bashkëshorten e tij.
Në përfundim të veprimeve hetimore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. P., 46 vjeç, banues në Dibër.
Materialet procedurale do ti referohen Prokurorisë Dibër për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Dhunë në familje”.

(BalkanWeb)
