Real Madrid vijon të përjetojë makthin e mbrëmjes në ‘Mestalla’ ku u shpartallua nga Valencia falë 4 penalltive kundër saj.
Sërish një penallti për Villareal ka bërë që madrilenët të humbin sërish pikë në transfertë. ‘Los Blancos’ kaluan që në minutën e 2′ në avantazh me Diaz, por penalltia e Moreno-s barazoi shifrat.
Në dy ndeshjet e fundit ndaj Real Madrid janë akorduar kundër 5 penallti dhe si rezultat madrilenët kanë marrë vetëm 1 pikë teksa kanë shënuar 2 gola. Ata nuk e kanë filluar mirë sezonin pasi në La Liga renditen të katërtit.
(BalkanWeb)