SHBA- Një ditë pas arrestimit të tij, është lenë në lirë shqiptari më i urryer në botë, Martin Shkreli, i cili akuzohet për ‘mashtrim’. Sipas prestigjiozes ‘New Yourk Times’ shqiptari u la i lirë fal një garancie prej 5 milionë dollarësh.

Fill pas lirimit Shkreli falënderoi të gjithë përkrahësit e tij në rrjetin social “Twitter”. Mësohet se shqiptari dhe avokati i tij dorëzuan garancinë ditën e djeshme, së bashku dhe me pasaportat e tyre, në mënyrë për të përjashtuar çdo mundësi për t’u larguar jashtë vendit.

Sipas NY Times, garancinë 5 milion USD Shkrelit ia siguroi babai dhe vëllai i tij, ndërsa përfaqësuesit të tij ligjor i doli garant nëna dhe bashkëshortja. Shkreli u arrestua dje në shtëpinë e tij në New York nga agjentët e FBI. Prokurorët federalë e kanë akuzuar Shkrelin si edhe avokatin e tij, se ka orkestruar një skemë mashtrimi me fondet dhe shmangie të taksave. Shkodrani mori aksione në mënyrë të paligjshme te “Retrophininc’, ndërsa Shkreli u bë i njohur publikisht pasi rriti çmimin e ilaçeve të kurës ndaj AIDS nga 13.50 dollarë në 750 dollarë.

Ai fitoi nofkën, si ‘njeriu më i urryer në internet’ menjëherë sapo ai fitoi të drejtat mbi ilaçin Daraprim, një barnë që përdoret për kurimin e sistemit të dobësuar imunitar që shkaktohet nga HIV. Megjithatë ai akuzohet për përfitimin në mënyrë të paligjshme të aksioneve nga Retrophin, një firmë bioteknologjike që ai i ngriti në vitin 2011, duke e përdorur atë të paguajë borxhe që kishte nga disa marrëveshje që nuk kishin lidhje me biznesin. Madje në një interviste te fundit për mediat amerikane, Shkreli u shpreh; “E dini që edhe unë jam shqiptar? Unë jam shqiptari më i suksesshëm që ka ecur ndonjëherë mbi këtë planet”.
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: