Një 65-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi u kap me armë zjarri silenciator. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet O. I., banues në Kavajë, i dënuar më parë në Itali për veprën penale “Përndjekja”.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri me silenciator dhe municion luftarak.
Bazuar në këto informacione u organizua dhe finalizua një tjetër operacion dhe falë ndërhyrjes së shpejtë e profesionale u bë e mundur që gjatë kontrollit të banesës së personit të dyshuar, të gjendej arma e zjarrit me silenciator dhe një sasi municioni luftarak.

Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: