DURRËS
Kryeministri Edi Rama ishte sot në Durrës, ku vizitoi nga afër ambientet e reja të shkollës 9-vjeçare “Hasan Koçi”, e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit
“Hapet për nxënësit e mësuesit një tjetër shkollë e re, pakrahasimisht më e bukur, më e sigurt dhe sigurisht më e madhe, me kushte optimale si në çdo qytet të Europës”, tha Rama.
Gjatë inspektimit të ambienteve të shkollës, kryeministri Rama vlerësoi kushtet në të cilat do të mësojnë tani nxënësit.
Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj vlerësoi se “kjo është një nga shkollat më të mira të ndërtuara pas tërmetit. “Shkolla ka 18 klasa dhe 4 laboratore dhe ambiente ndihmëse duke përfshirë edhe palestrën”, tha ai.
Batutat me drejtoreshën e shkollës:
Rama: Kush është drejtoresha?
Drejtoresha: Unë jam
Rama: Duket nga sytë që…
Mësuesja: Nuk e dija që ishte…
Drejtoresha: Bashkëpunojmë mirë me njëri-tjetrin
Rama-Drejtoreshes: Ti je një shtrigë…
Drejtoresha: Absolutisht jo
Rama: Të ka dalë nami gjithandej që je shtrigë