Nga: KLODIANA LALA
TIRANE- Telashe të reja për familjen e ish-bosit të firmës piramidale “VEFA”, Vehbi Alimuçaj. Pa kaluar ende një javë, kur njësia e specializuar Task- Forcë vuri nën akuzë ishbosin e “VEFA”, dhe të birin Artanin, një tjetër telash i madh duket se është në sfond për familjen e Vehbi Alimuçajt. Policia e Shtetit ka nisur verifikimet për Flora Çiçon, bashkëshorten e ish-të dënuarit për mashtrim, pas dyshimeve për pastrim të produkteve të veprës penale. Burime të besuara për “GSH” bënë me dije se Çiço dyshohet të jetë aksioner me përqindje të mëdha, në tri kompani mjaft të fuqishme që operojnë në Shqipëri.
Nga verifikimet e para rezulton se Flora Çiço ka përfituar shuma të mëdha parash si aksionere në këto shoqëri, në një kohë që bashkëshorti i saj, është dënuar nga drejtësia me 20 vite burg, për akuzën e “mashtrimit në shuma të mëdha”. Duke qenë se me vendimin e datës 31.08.1998, administratorët e shoqërisë “VEFA”, kanë shpallur debitor Vehbi Alimuçajn për shumën 171 924 300 Klodiana Lala lekë, prokuroria po heton në drejtim të bashkëshortes së tij, për të verifikuar nëse pasuria e saj, rrjedh nga veprimtaria kriminale e ish-bosit të “VEFA”. Nëse rezulton pikërisht kështu, atëherë me shumë gjasë, Flora Çiço mund të përballet me drejtësinë, ashtu sikurse rrezikojnë edhe disa biznesmenë të fuqishëm në vend, të cilët ushtrojnë aktivitet të përbashkët me të. Verifikimet janë shtrirë dhe në bankat e nivelit të dytë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në disa shtete europiane, ku dyshohet të ketë llogari bashkëshortja e Vehbi Alimuçajt.
(Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në Gazeta Shqiptare)
(ma.ar/GSH/BalkanWeb)
