Në javët e ardhshme, mbretëresha Elizabeth II do të marrë vaksinën “Pfizer-BioNTech”, e miratuar tashmë nga autoritetet shëndetësore britanike, njoftuan sot gazetat britanike.

“Sovrania 94-vjeçare dhe bashkëshortja e saj, princi Philip, 99 vjeç, pritet të jenë ndër të parët që do të vaksinohen”, njoftuan “Sunday Times” dhe “Mail on Sunday”, duke sqaruar se do t’u jepet përparësi për shkak të moshës së tyre dhe jo si një trajtim preferencial.

Pallati Buckhingham nuk pranoi të komentonte, ndërsa një zëdhënës theksuar natyrën personale të vendimeve mjekësore.

“Këta anëtarë të moshuar të familjes mbretërore do të dalin publikisht me këtë vaksinim, në mënyrë që të inkurajojnë sa më shumë persona që të jetë e mundur të vaksinohen, pasi autoritetet kanë frikë se fushatat kundër vaksinave do të mbjellin dyshime në popullsi”, shkroi “Mail on Sunday”.

Britania e Madhe i dha dritën jeshile vaksinës antiCOVID-19 e zhvilluar nga laboratorët “Pfizer” dhe “BioNTech” për një fushatë vaksinimi, që do të fillojë nga personat më të moshuar dhe ata më të prirur për t’u prekur, nga e marta, sipas autoriteteve sanitare.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb