Milan është një realitet i bukur i kwtij sezoni nw Serie A, pas shumë kohësh është rikthyer ekipi i dikurshëm, madje nëse do i referohemi statistikave të këtij viti, kuqezinjtë e Piolit po thyejnë shumë tabu, rekord pas rekordi. Në dhjetë javë kampionat, kanë siguruar tetë fitore dhe dy barazime, vendi i parë në klasifikim, plus pesë pikë nga Inter. Pas një ecurie të tillë askush nuk mund të fshihet më, aq më tepë një legjendë si Paolo Maldini.

La Gazzetta
La Gazzetta

Drejtori teknik i klubit kuqezi pranon se ky ekip mund të arrijë titullin këtë sezon: “Jemi duke ëndërruar dhe nuk dëshirojmë të ndalemi, mbi të gjitha nuk dëshirojmë të heqim dorë. Lojtarëve i them gjithnjë se duhet të jenë ambicioz, të ëndërrojmë për një objektiv utopik për të arritur më pas atë të mundshëm. Për të qenë i sinqertë, vijon Maldini në intervistën e tij për La Gazzetta dello Sport, nuk e prisja një ecuri të tillë kaq të gjatë pa humbje, edhe pse pashë disa sinjale në janar, përpara se bota të ndalej. Nuk kemi një objektiv fiks, mendojmë vetëm të përmirësohemi vit pas viti por Milan është një klub special. Ibra? Ai së bashku me senatorët e tjerë kanë qenë thelbësorë në rritjen e këtij ekipi, tani të gjithë ndihen më të sigurt”, u shpreh Maldiani i cili në intervistën e tij i thuri elozhe edhe trajnerit Stefano Pioli.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: