Nga: ZONJA VJOLLCA*
125 gr miell
250 ml qumësht
5 lgj ujë me gaz
3 kokrra vezë
1 lç kripë
125 gr rukola
600 gr domate
50 gr djathë parmixhano
250 gr rikota (ose gjizë pa kripë)
6 lgj vaj
Kripë
Piper i zi
Fillimisht përgatisim brumin e krepave duke realizuar një brumë të hollë me miell, qumësht, vezë, pak ujë me gaz dhe kripë. Pasi ta zemë brumin e lemë të pushojë për 15 minuta. Ndërkohë përgatisim përbërësit mbushës të tortës së kripur: presim rukolën hollë dhe domatet i presim në feta të holla rrumbullake. Më pas trazojmë djathin parmixhano të grirë hollë me rikotën dhe më 3 lugë qumësht.
Në tiganin ku do të realizojmë krepat vendosim një lugë çaji vaj dhe shtojmë një lugë brumë duke e përhapur mirë në të gjithë tiganin me kujdes. Shtojmë mbi krep 1/6 e rukolës së grirë dhe e pjekim nga të dy anët për 1 minutë. Kështu vazhdojmë dhe me krepat e tjerë në të njëjtën mënyrë. I vendosim krepat në një pjatë zjarrduruese duke mbajtur sipër gjithmonë anën me rukola.
Ne tavën ku do të vendosim tortën e kripur shtrojmë një letër pjekje. Vendosim krepin e parë me rukola, mbi rukola vendosim rikotën dhe më pas të gjithë sipërfaqen e krepit e mbulojmë me feta domate. I pudrosim lehtë me kripë dhe piper të zi dhe kështu vazhdojmë derisa të mbarojnë komplet krepat. Shtresën e fundit të tortës e lemë me rikota dhe feta domateje dhe e vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 20 minuta. Në 4-5 minutëshin e fundit e kalojmë furrën në ventilim duke rritur temperaturën në 220 gradë duke e kontrolluar që të mos digjet.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)
