Policia po vijon shoqërimin e protestuesve që i janë bashkuar revoltës kundër vrasjes së Klodian Rashës. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi në një lidhje live për ‘News24’ se forcat e rendit kanë shoqëruar rreth 4 persona, të cilët janë futur në një makinë civile.

Episodi ka ndodhur në rrugën e Elbasanit, ku është bllokuar lëvizja e mjeteve, ashtu si në shumë rrugë të tjera të Tiranës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërkohë, pak metra më tutje, punonjës të policisë, civilë, kanë shoqëruar dy protestues të tjerë drejt komisariatit nr.1. Tabela reklamash, xhama si dhe sinjalistika rrugore janë thyer dhe shkatërruar nga protestuesit.


(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: