TIRANE
Rona Nishliu është bërë nënë për herë të dytë. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë këngëtarja shqiptare duke postuar një foto mjaft të ëmbël pranë djalit të porsalindur. Ajo dhe bashkëshorti i saj i kanë vendosur djalit emrin Bardhyl.
Rona Nishliu Rona shprehet se gëzimi i saj është i pamasë në këtë moment dhe e quan të voglin e saj një miniaturë të përkryer.
“10.12.2020 ditë e mrekullueshme sot! Familjes sonë iu shtua engjëlli Bardhyl, mbret i zemrave tona tashmë. Gëzimi është shtuar apo infinit-fishuar me ardhjen tënde o miniaturë e përkryer”-shkruan këngëtarja. Rona është nënë edhe e një vajze me emrin Noa, e cila erdhi në jetë vitin e kaluar.
