Pia Alonso Wurtzbach nga Filipinet është shpallur Miss Univers 2015. Në spektaklin madhështor që u zhvilluar në Las Vegas ku morën pjesë konkurente nga 80 vende të botë, pati një mister në momentin e kurorëzimit.

Në fillim u duk sikur fitoi për herë të dytë Miss Kolumbia. Adriana Gutierrez Arevalo kishte vënë kurorën e fitueses dhe po përshëndeste publikun në lot për fitoren, kur prezantuesi Steve Harvey u kthye në skenë dhe kërkoi falje, duke thënë, që e kishte lexuar gabim emrin në zarf.

Harvey ka pranuar gabimin dhe ka ftuar në skenë Miss Fillipinen, e cila s’po e besonte atë që kishte ndodhur. E treta ka qenë Miss Amerika OIivia Jordan..(da.xha/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb