Strehuan në një magazinë 28 klandestinë nga Siria, arrestohet shkodrani në Fier, në kërkim edhe dy të tjerë

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Ndalesa”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë shtetasin Zamir Mulliu dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë pasi i cilëson përgjegjës për strehimin e 28 klandestinëve me qëllim trafikimin për në vendet e Bashkimit Europian.
NJOFTIMI I PLOTË
Në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier në bashkëpunim me Njësinë Hetimore në DPPSH finalizuan operacionin policor të koduar “Ndalesa”, në përfundim të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi Z. M., 52 vjeç, banues në Shkodër.

Gjithashtu u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve K. K. (M)., 30 vjeç, banues në Vlorë dhe S. M. (G).,37 vjeç, banues në Patos.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin,në fshatin Portëz, në ambientet e një magazinë në pronësi të shtetasit S. M.(G), dhënë me qera shtetasit K. K. (M)., kishin strehuar 28 klandestinë me qëllim trafikimin e tyre për në vendet e Bashkimit Europian.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: