Gazetarja Dorjana Bezat raporton në “BalkanWeb” për një vatër zjarri të rënë në një godinë nën administrimin e Bashkisë së Tiranës, por edhe në një biznes privat.
Ngjarja ka ndodhur 23.30 në rrugën “5 Maji” në Tiranë.
Në godinën e bashkisë u gjetën dritare të thyera dhe 2 bidonë me benzinë.
Nga verifikimet rezultoi se zjarri është i qëllimshëm.
(BalkanWeb)