Ish-trajneri i Tiranës, Ardian Mema ka zbuluar 3 lojtarët që nuk i pëlqejnë tek Partizani. Pas humbjes me Vllazninë Mema deklaroi në emisionin ”Sport News Plus” në News24 se Partizanit i vjen e keqja nga stoli.

Sipas tij, Jurgen Bardhi, Jasir Asani dhe William Cordeiro Melo kanë pretendime për formacion, por kur hyjnë në fushë nga stoli nuk japin asgjë.

”Për Memën ata hyjnë pa personalitet dhe sot ndaj Vllaznisë nuk i kanë pëlqyer fare madje i ka kërkuar që po janë të pakënaqur me trajnerin, të ngrejnë dorën e mos u prishin punë bashkëlojtarëve.

Partizanit i vijnë të këqijat nga stoli. Bardhi, Asani dhe Melo kanë pretendime të jenë lojtarë formacioni. Nuk bën shumë ndryshime në fushë nga pjesa tjetër. Hyjnë pa personalitet. Nuk ka dhënë asnjë lloj kontributi. Këta s’kanë dhënë asgjë sot. Kanë më shumë eksperiencë se të tjerët. Mendoj se Daja duhet të punojë më shumë me këta lojtarët. Lojtari mund të jetë në stol, tribunë dhe në fushë. Profesionisti e jep dorën, jo ta tradhëtosh ekipin. Nuk më pëlqyen fare si kanë hyrë në fushë. Kam vënë re në dy ndeshjet e fundit. E nisi me disa lojtarë të rinj sot, jo me Bardhin, me Carën në sulm, Mala ishte në krah. Melo ishte inekzistent në fushë. Ai që është i pakënaqur me trajnerin, më mirë të ngrejë dorën dhe të mos u prishë punë shokëve të skuadrës”, u shpreh Mema.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb