Pa internet, pa rrugë të asfaltuara – lugina e Shushicës në jug të Shqipërisë është një vend i shkëlqyer në të cilin mund të pushoni çdo ditë.
Kompania gjermane prestigjioze e veturave, Mercedes-Benz, ka zgjedhur një rrugë të asfaltuar në një mal shkëmbor me gjatësi rreth 75 kilometra.
Këto male të kujtojnë filmat e Karl May, peizazhi i thyer me kontrast në mes të vijës bregdetare me detin e kaltër dhe malet shkëmbore me lartësi mbidetare prej 2700 metra, i cili ofron një sfond të rëndësishëm për një turne për modelin Off-Road, Mercedes-Benz GLE 500 4MATIC.
Gunther Holzmann, specialisti bavarez i industrisë automobilistike, ishte udhëzues në këtë aventurë të këtij modeli Off-Road. Në vitin 2010, ai ka kaluar katër javë duke udhëtuar nëpër Ballkanin jugor dhe në fund përshtypje i ka lënë një cep i Evropës.
“Kombinimi i detit dhe malit të lartë 2700 metra, fshatra të vogla dhe mikpritja e njerëzve – kjo është ajo që më pëlqen në këtë vend”, ka thënë Holzmann.
