TIRANE

Prej disa ditësh Ledri dhe Sara po bënin përgatitjet e fundit për ardhjen në jetë të vogëlushes së tyre, dhe burime të sigurta kanë treguar se pritjes së ëmbël i ka ardhur fundi sot, më 14 dhjetor.

Ledri Vula dhe Sara Hoxha mësohet të jenë bërë prindër për herë të parë ditën e sotme. Burime pranë çiftit kanë bërë të ditur për ‘Express’ se Sara ka sjellë në jetë vajzën e saj, pritja për të cilën e ka emocionuar shumë prej kaq muajsh.

Dyshja nuk ka bërë asgjë publike në rrjete sociale, ndërsa mediat rozë kanë nisur raportimet për lindjen e vajzës së tyre të parë.

Disa muaj më parë, Vula i dedikoi edhe projektin muzikor ‘Si baba’ vajzës së tij dhe tregoi se pritja e një vajze ka ndryshuar dhe sjelljen e tij ndaj Sarës.

  • foto galeri

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: