TIRANE- Liqeni më i vjetër në Evropë është nën kërcënimin e resorteve stil mesdhetar dhe plazheve me rërë të bëra nga njeriu. Të paktën kështu paralajmërojnë biologët detare, sipas ‘The Indipendent’.
Liqeni i Ohrit në Maqedoni ështqë nën mbrojtjen e UNESCO-s bashkë me 350 gjallesa të veçanta që nuk mund të gjenden askund tjetër në botë.
Deri më tani ekosistemi i brishte i liqenit është ruajtir nga njeriu, duke pastruar ujërat e zeza dhe ndotjen nga ujrat e tjera që derdhen në liqen nga qyteti i Ohrit.
Por kryebashkiaku i Ohrit, Nikolla Bakraçeski, ka njoftuar se do të thahet këneta prej 75 hektarësh dhe aty do të ndërtohen shtëpi luksoze, pra një resort të madh. Propozimi i tij përfshin edhe plazhet prej rëre.
Dr Christian Albrecht, nga Universiteti i Giessen në Gjermani deklaron se “Liqeni i Ohrit është një vend i shenjtë për biologët nga e gjithë bota .
“Liqeni nuk është aq i vjetër sa liqenet e famshme të mëdha të botës, të tilla si Baikal ose Tanganyika, por po përballet me një krizë biodiversiteti. Jam seriozisht i shqetësuar për të ardhmen e specieve endemike të liqenit. Shumë prej tyre janë të kufizuara në disa metra katrorë të liqenit. Këto plane zhvillimore të pakthyeshme do ta shkatërrojë këtë ekosistem të rëndësishëm.”
“The Independent” ka kontaktuar autoritetet e qytetit për një përgjigje ndaj kritikave të shkencëtarëve dhe fushata mjedisore.
(ma.ar/BalkanWeb)
