TIRANE
Elton Ilirjani bizesmen, një figurë që di të krijoj gjithmonë zhurmë sa herë përmendet emri i tij apo është i pranishëm nw emisione televizive, e cila më së shumti shkaktohet prej orientimit të tij të tij seksual.
Në një lidhje me Skype me moderatoren Anila Çela nga SHBA, ai tregoi për zhvillimet e fundit të jetës dhe planet në karrierë.
Por duket sikur njerëzit janë të ndarë në dy grupe kur bëhet fjalë për Ilirjanin, grupi parë ku përfshihen njerëzit që e duan e mbështesin dhe grupi dytë ata që e “urrejnë”.
“Kjo është një gjë normale jo vetëm për personin tim por për këdo, jam i bindur se ata persona që unë i kam ndihmuar të punësohen edhe të shtojnë të ardhurat e tyre sigurisht më duan. Ajo që më ka bërë mua të suksesshëm është puna ime, karriera ime dhe jo orientimi im seksual. Në Shqipëri ti dëgjon shumë gjëra, nuk çuditesh nga ato që dëgjon, shqiptarët çdo sukses e lidhin me ndonjë gjë nga mbrapa. Unë kam qenë shumë i duruar dhe i fortë në karakter për tu përballur me realitetin. Ke konkurentë që i thonë klientëve mos punoni me Eltonin se ai është gay, që këtu kemi të bëjmë me konkurrencë të papastër”- u shpreh Eltoni.
