Një shqiptar ka mbetur i plagosur pas një shkëmbimi me armë zjarri në Athinë. Ngjarja ndodhi në Patision, lagje qendrore dhe e mbipopulluar e Athinës, ku të përfshirë në incidentë janë disa shqiptarë.

Sipas të dhënave paraprake dy rrugica larg pikës ku u ndodhi ngjarja, polici greke ndaloi automjetin e dëmtuar nga plumbat, me dy shqiptarë dhe një gjeorgjiane. Një nga dy shqiptarët është plagosur me armë në shpatull, ndërsa plumbat kanë thyer xhamat e makinës.

Shqiptarët denoncuan se u qëlluan me armë në rrugicat afër postbllokut të policisë, nga persona të paidentifikuar. Policia vijon hetimet për ngjarjen në një orar me shumë qarkullim dhe rrugët plot qytetarë.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb