BRITANI E MADHE
Mediat britanike kanë zbuluar se motra e Kate Middleton, Pippa dhe bashkëshorti i saj James Matthews po presin të bëhen prindër.
“Pippa dhe James janë shumë të lumtur, ky është një lajm fantastik pas këtij viti kaq të vështirë”,-tha një burim pranë familjes mbretërore.
“E gjithë familja është e lumtur”-shtoi burimi. Pippa dhe James, të cilët u martuan në vitin 2017, kanë një djalë 2 vjeç, teksa pritet që në ditët në vazhdim të zbulohet edhe gjinia e fëmijës së dytë.
