Eleni Fureira dhe Claydee shkëlqejnë në ceremoninë Mad Video Music Awards 2020, që sivjet do transmetohet pa publik më 27 dhjetor, në kanalin televiziv Mega. Artistët shqiptarë do të vlerësohen me titullin “Best Duet 2020” për këngën Loquita, ndërsa Eleni Fureira fiton dhe çmimin “Best Female Modern”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kënga më e mirë e vitit, “Best Song 2020” i takon Kristo Mastora, minoritarit lindur në Shqipëri që ka ardhur në Greqi në moshë të mitur. Për shkak të pandemisë, çmimet janë publikuar në internet, ndërsa shfaqja është xhiruar sipas masave të mbrojtjes nga covid-19

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb