Nga: ZONJA VJOLLCA*
500 gr kofsha pule
2 kunguj
2 speca
2 qepë
2 thelpinj hudhër
50 gr arra
400 gr domate konserve
1 lk piper i kuq
4 lgj vaj ulliri
Kripë
Piper i zi
Fillimisht marinojmë kofshat e pulës me kripë dhe piper të zi dhe më pas i skuqim me 3 lugë vaj ulliri derisa ato të marrin një ngjyrë të verdhë të lehtë. I largojmë kofshat e pulës nga tigani dhe në të njëjtin tigan shtojmë dhe një lugë vaj ulliri dhe kaurdisim qepën dhe hudhrën derisa të bëhen transparente. Shtojmë domatet, kripën, piperin e zi dhe piperin e kuq dhe i lëmë të ziejnë për 5 minuta. Domatet e gatuara i vendosim në një tavë ku mbi to vendosim kungujt dhe specat të prerë në kubikë si dhe arrat e thërrmuara. Vendosim dhe kofshat e pulës dhe e vemë tavën në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 45 minuta. E servirim gatimin të shoqëruar me oriz kokërrgjatë.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)
