Kryeministri i New South Wales, Gladys Berejiklian, ka vendosur të vendosë lockdoën në Sidney ku është zbuluar një vatër e koronavirusit. Lajmin e bën me dije The Guardian.
Për momentin janë 38 persona që janë infektuar pasi kanë frekuentuar zonat në Plazh në jug, të metropolin australian. Bëhet fjalë për një ‘burim ndërkombëtar’ infektimesh, ka shpjeguar kryeministri pa saktësuar asgjë tjetër. Kushdo që ndodhet në zonën e kuqe të Sydney nuk mund të dalë nga shtëpia, përveç atyre që shkojnë në punë, kanë probleme me shëndetin, apo bëjnë aktivitet fizik.
Masa të tjera për qytetin do të njoftohen nesër. Edhe shtete të tjera australiane po mbrojnë veten nga kjo vatër e re në qytet. Shteti i Victoria, një nga të goditur nga pandemia, ka vendosur të ndalojë të gjithë ata që vijnë nga Sydney dhe ka vendosur karantinë për këdo që hyn në vend pas 11 dhjetorit.
