Juventus ka shpërthyer ndaj Parmës duke marrë një fitore të thellë. 0-4 fituan bardhezinjtë në transfertë me golat e Kulusevskit, Moratas dhe dy golat e Ronaldos.

Me këtë fitore Juventus tashmë është vetëm një pikë larg Milanit të vendit të parë. Kuqezinjtë nga ana tjetër i pret një transfertë e vështirë ndaj Sassuolos, por në rast të çfarëdo rezultati përsëri do të mbeten edhe për një javë në vend të parë.

Supersfida gjithsesi po afron dhe më 6 janar Milan dhe Juventus përplasen në ”San Siro” në betejën për kreun.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb