PARIS
Franca është një tjetër shtet europian, ku shifrat e të infektuarve dhe të vdekurve nga Covid-19 janë relativisht të larta. Numri i viktimave për shkak të virusit, deri më tashmë ka shkuar në 60 549.
Ndërsa, numri i personave të infektuar me Covid-19 në Francë deri tani ka shkuar në 2 473 354 njerëz.
Prej tyre, 183 806 persona janë shëruar tashmë nga virusi që ka prekur botën. Kurse, raste aktive me koronavirus në shtetin francez janë gjithsej 2 228 999.
SHBA vazhdon të jetë në krye të shteteve me më shumë të infektuar me koronavirus, pasuar nga India, Brazili, Rusia.
(d.xh/ Balkanweb)
