Britania e Madhe pavarësisht kapërcimit të rritjes së rasteve me COVID-19 prej variantit të ri të shfaqur ditët e fundit po vijon me vaksinimin e popullsisë me prodhimine  Pfizer.

500 mijë banorë kanë arritur ta marrin deri më sot vaksinën nga data 8 kur ka filluar. Në botën perëndimore Britania e Madhe është e para e cila miratoi një vaksinë ndaj COVID-19, por edhe që ngre alarmin për një mutacion të rrezikshëm që ka pësuar virusi duke e bërë shumë më të transmetueshëm.

Gjithsesi Sekretari i Shtetit për Shëndetësinë, Matt Hancock e cilëson lajm të mirë faktin që para vitit të ri tashmë 500 mijë britanikë kanë marrë vaksinën dhe këshillon që të gjithë të bëjnë detyrën për t’u mbrojtur nga ky virus si dhe stafin shëndetësor.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb