Një gjykatë turke ka dënuar ish-deputeten e Partisë opozitare Demokratike të Popujve (HDP) me mbi 20 vjet burg me akuzat se ka qenë anëtare e një grupi të armatosur terrorist, bëri të ditur një burim gjyqësor.

Burimi tha se Gjykata Penale nr. 9 në provincën juglindore Diyarbakir i shqiptoi ish-deputetes Leyla Güven 22 vite e tre muaj burg dhe lëshoi urdhër arresti për të.

Më 4 qershor, parlamenti turk revokoi vendin e Güven-it.

Vendimet përfundimtare të procedimit gjyqësor mbi deputeten e HDP-së u lexuan në asamblenë e përgjithshme.

Güven u dënua me gjashtë vjet e tre muaj nga një gjykatë provinciale se ka qenë anëtare e një organizate të armatosur terroriste.

Ajo u dërgua me burg, një ditë pasi parlamenti hoqi vendin e saj dhe imunitetin e deputetit.

Pas kësaj, më 9 qershor, një gjykatë turke vendosi në favor të lirimit të Güven-it nga burgu.

HDP akuzohet nga qeveria turke se ka lidhje me grupin terrorist YPG/PKK.

Në fushatën e saj mbi 30-vjeçare terroriste kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e gati 40.000 njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG-ja është degë e saj siriane.//AA

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb