Të martēn Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka pushuar hetimet për Babë e bir , përkatësisht, Albert dhe Seit Manahasën të arrestuar pak muaj më parë për vrasjen e Emiljano Ramazanit në qytetin e Elbasanit, pasi nga dokumentimi i të gjitha provave nuk rezultojnë të implikuar në ngjarjen me pasojë vrasjen e të riut elbasanas.
Ata u arrestuan në 27 korrik tē këtij viti, pasi poshtë një sebratori makinash në një pikë inertesh ne pronësi të tyre ne Peqin u gjet një armë zjarri tip TT.
Ndërkohë Prokuroria gjatë hetimit ka zbuluar se vendosja e armës së krimit në këtë vend ka qenë një truk i autorëve të krimit për të humbur gjurmët dhe për ta futur hetimin në një drejtim pa krye.
Madje në këtë strategji të ndjekur nga autorët dhe bashkëpunëtorët e tyre në krimin e vrasjes së Emiliano Ramazanit rezulton i implikuar edhe një oficer i policisë gjyqësore mjaft i njohur. Nga hetimet dhe provat e shumta të siguruara nga Prokuroria rezulton se oficeri i policisë gjyqësore që tashmë punon larg Elbasanit është personi i cili ka orientuar policinë në drejtim te gabuar pêr të shmangur zbardhjen e autorësisë së vrasjes së Emiliano Ramazanit.
Fakte dhe prova të shumta të siguruara nga Prokuroria e Elbasanit lidhur këtë vrasje dhe të tjera të ndodhura gjatë viteve të fundit në Elbasan mund të zbulojnë lidhjet e krimit me disa punonjës policie në Elbasan.
Bëhet me dije se pas disa muaj hetimesh policia dhe prokuroria e Elbasanit, zbuloi se armën e ka hedhur një person i paidentifikuar. Nga pamjet një i ri zbret nga mjeti dhe vendos ne sebrator armën.
(BalkanWeb)
